Virgil van Dijk shpreson se Liverpooli mund të sfidojë për titullin e Ligës Premier, mirëpo ka shprehur shqetësimin e tij lidhur me aktivitetin transferues të klubit.
Redsat e filluan mirë afatin kalimtar me largimin e lojtarëve, si Alex Oxlade-Chamberlain e Naby Keita, të cilët u zëvendësuan nga Alexis Mac Allister e Dominik Szoboslzai.
Largimet e James Milner e Roberto Firmino ishin ceremoniale, mirëpo shkuarja e Fabinho dhe Jordan Henderson në Arabinë Saudite i ka shqetësuar tifozët.
Ndërkohë që klubi nuk po arrin ta transferojë Romeo Lavian nga Southamptoni.
“Padyshim se mund ta kuptoj (shqetësimin e tifozëve) në disa mënyra. Por, unë nuk jam person negativ, prandaj nuk mund të mendoj në atë formë. Megjithatë, kur shumë lojtarë largohen, kur kapiteni largohet, zëvendëskapiteni largohet dhe tash për tash janë vetëm dy ardhje.”
“Dhe mënyra si kemi luajtur, të mirë në posedim, por jo aq të mirë në mbrojtje kur pranojmë gola, prandaj mund ta kuptoj pse disa njerëz kanë dyshime”.
“Por, më e rëndësishmja që e kemi parë ndër vite është qëndrueshmëria, si grup, secili në skuadër, të shohim nëse do të vijnë më shumë lojtarë dhe pastaj duhet të jemi sërish gati për një sezon të gjatë”.
“Ne duhet të jemi të sigurt, duhet të kemi besim dhe duhet të mësojmë secilën ditë. Ka pasur personazhe që janë larguar, lojtarë që kanë luajtur një rol të madh në suksesin, por të tjerë duhet të rriten.”
“Kjo është një sfidë e bukur për mendimin tim. Duhet të jemi të entuziazmuar. Unë jam shumë i entuziazmuar, kështu që të shkojmë përpara”, është shprehur Van Dijk duke folur për Liverpool Echo. /Telegrafi/